Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë s’të flas më


Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre.

Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë.

Në një moment të fundit brenda shtëpisë, ai u pa duke qëndruar i vetëm në kuzhinë, kur Egli iu afrua me shpresën për të shkëmbyer disa fjalë.

Por, përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi ai nuk i dha asnjë përgjigje.

Në një përpjekje më të drejtpërdrejtë, Egli tentoi madje ta “kapte edhe me zor” fizikisht, duke i kërkuar të thoshte të paktën një fjalë.

Ajo shkoi aq larg sa i tha: “Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë nuk të flas më”.

Por, pavarësisht insistimit të saj, Gjesti qëndroi i heshtur, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinisë komunikimin me vajzën me të cilën dikur krijoi një lidhje brenda BBVA.



Burimi i Lajmit
#Për #kokë #të #gjyshit #më #thuaj #vetëm #një #fjalë #dhe #unë #kurrë #stë #flas #më
#showbiz #bigbrothervip