Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën

Në një zbulim të jashtëzakonshëm shkencor, studiuesit japonezë kanë kapur për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën.

Udhëhequr nga biologu molekular Masatsugu Toyota nga Universiteti Saitama, gjetjet e ekipit, të publikuara në Nature Communications, tregojnë bimët që komunikojnë përmes kimikateve për të paralajmëruar njëra-tjetrën për rreziqe si sulmet e insekteve ose dëmtimet fizike.

Ky studim interesant fokusohet në komunikimin midis bimëve të padëmtuara dhe fqinjëve të tyre të dëmtuar. Kur bimët dëmtohen, ato lëshojnë kimikate të quajtura komponime organike të paqëndrueshme (VOCs). Studiuesit zbuluan se bimët aty pranë, të cilat nuk dëmtohen, mund t’i zbulojnë këto VOC. Për të vëzhguar këtë, ekipi përdori një strukturë unike që përfshin bimët Arabidopsis thaliana. Këto bimë u modifikuan gjenetikisht për të ndezur jeshilen kur idnetifikonin sinjale stresi.

Ky zbulim është ndërtuar mbi vëzhgimet e mëparshme, që nga viti 1983 në lidhje me komunikimin e bimëve, por shkon shumë më tej.

Ai tregon mënyrën e saktë se si bimët komunikojnë rreth kërcënimeve, duke ndihmuar fqinjët e tyre të përgatiten për rreziqe të ngjashme. Bimët përdorin jo vetëm sinjale kimike, por edhe sinjale elektrike dhe një rrjet rrënjësh dhe kërpudhash nën tokë për komunikim.

Ky sistem kompleks i lejon ata të ndajnë lëndët ushqyese dhe informacionin, duke demonstruar një formë të sofistikuar ndërveprimi dhe bashkëpunimi në botën bimore. Kuptimi i këtij komunikimi është thelbësor për shumë arsye. Ai hedh dritë mbi mënyrën se si  bimët reagojnë ndaj sfidave mjedisore dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e praktikave bujqësore, pylltarisë dhe përpjekjeve të ruajtjes. Ky hulumtim na ndihmon t’i shohim bimët në një dritë e re, si komunikues aktivë në ekosistemet e tyre, të ndërlikuar dhe të lidhur me njëri-tjetrin.

Studimi nga Toyota dhe ekipi i tij hap një kuptim të ri, duke treguar se bimët janë shumë më ndërvepruese dhe më reaguese ndaj mjedisit të tyre, sesa mendohej më parë. Ky zbulim nuk është vetëm një arritje shkencore, por edhe një vështrim magjepsës në botën komplekse dhe të ndërlidhur të bimëve.

BURIMI I LAJMIT

#Për #herë #të #parë #në #video #bimët #që #flasin #njëratjetrën
#Për #herë #të #parë #në #video #bimët #që #flasin #njëratjetrën