Pas bllokimit të TikTok në SHBA Instagram lançon një aplikacion rival të CapCut

06a64590 d6a6 11ef 8d4a 749a94d0

Pas bllokimit të TikTok në SHBA Instagram lançon një aplikacion rival të CapCut

[ad_1]

Shefi i Instagram Adam Mosseri shkoi në rrjetin social Threads ditën e Dielë duke bërë një njoftim tjetër i cili vjen pikërisht në momentin që TikTok u bllokua në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një aplikacion të ri quajtur Edits, një rival i CapCut, dhe është i disponueshëm në App Store.

Vetë Mosseri u shpreh se Edits është “CapCut” por ofron më shumë për krijuesit sesa thjeshtë modifikimin e videove të zakonshme.

Aplikacioni është i listuar “së shpejti” për në Android ndërsa në App Store debuton zyrtarisht më 13 Mars. Përdoruesit mund ta “porosisin” atë.

Mosseri tha se versioni i parë është i papërfunduar dhe se përdoruesit duhet të jenë të durueshëm derisa të finalizohet i tërë me funksionalitetet e parashikuara.

Lajmi vjen pak pasi TikTok tha se do të rikthehej online në SHBA. CapCut ende nuk është live por TikTok po.

/PCWorld Albanian



[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.