Osmani: VLEN-i, objekt përqeshjeje nga vetë partnerët e tyre


Ministri i Administratës ironizoi zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave – një fyerje e hapur që tregon se sa seriozisht i merr qeveria partnerët e saj shqiptarë. Ky është niveli i respektit që ka pushteti aktual për shqiptarët: i përdorin si dekor dhe i tallin kur duan.
Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa komenton reagimet e ministrit të Administratës, Goran Minçev dhe ministres së Financave  Koçovska ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti se do të punësohen qindra shqiptarë

Statusi i plotë i ish-ministrit Bujar Osmani:

Përqeshje publike me përfaqësuesit e partive shqiptare në pushtet.

Ministri i Administratës ironizoi zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave – një fyerje e hapur që tregon se sa seriozisht i merr qeveria partnerët e saj shqiptarë.

Ky është niveli i respektit që ka pushteti aktual për shqiptarët: i përdorin si dekor dhe i tallin kur duan.

VLEN-i premtoi ndikim dhe barazi, por realiteti është se ata nuk kanë asnjë zë dhe janë bërë objekt përqeshjeje nga vetë partnerët e tyre.

Nga një premtim i madh, ata përfunduan si personazhe të një përralle – të pavlerë dhe të pashpresë!



Source link