
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Presidentja Osmani tutje ka thënë se Kosova dhe Letonia janë të angazhuara për siguri, paqe dhe vlera.
“Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.
Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik.”, ka shkruar presidentja Osmani në një postim në facebook.