Osmani: Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale


Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale.

Kështu është deklaruar e para e vendit, Vjosa Osmani, pas vizitës që zhvilloi në familjen e Rugovës.

”Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, vizitova familjen e tij, në të cilën edhe më shumë e kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën ai ndërtoi vizionin që na frymëzoi ne dhe do t’i fyrmëzojë brezat që vijnë për dashurinë e pakusht ndaj Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Sot janë bërë 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugovës.



Source link