
Kur OpenAI lançoi Deep Research në fillim të muajit Shkurt, kompania premtoi të sillte mjetin tek përdoruesit Plus brenda një muaji dhe sapo e ka mbajtur këtë premtim.
Duke filluar prej ditës së sotme, funksionaliteti të cilin mund ta përdorni për ti kërkuar ChatGPT të krijojë raporte për çdo temë, po lançohet për përdoruesit e Plus, Team, Edu dhe Enterprise. Më përpara ju kishit nevojë për një plan Pro 200 dollarësh për ta provuar Deep Research.
Përdoruesit e planit Plus do të kenë akses në 10 kërkesa në muaj. Për abonentët e Pro OpenAI vendosi të rrisë limitin në 120 nga 100. Gjithashtu kompania bëri disa përmirësime në mënyrën sesi mjeti funksionon.
ChatGPT do të integrojë imazhe krahas citimeve për të ofruar më shumë kontekst informacioni. Sistemi gjithashtu kupton më mirë llojin e skedarit duke përmirësuar analizën e dokumentit.
Në varësi të kompleksitetit të pyetjes, ChatGPT mund të marrë mes 5 deri në 30 minuta për të përpiluar një përgjigje. OpenAI ka thënë se Deep Research është aktualisht i rëndë në aspektin kompjuterik dhe do të duhet kohë përpara se të ofrohet për përdoruesit pa pagesë. /PCWorld Albanian