Nvidia RTX 5070 Ti shitet menjëherë


GeForce RTX 5070 Ti, karta e tretë grafike që doli në shitje si pjesë e serive RTX 50, doli në shitje zyrtarisht këtë mëngjes dhe më pak se një orë nga ky moment nuk ishte më në stok.

E njëjta gjë ndodhi me RTX 5080 dhe RTX 5090 pak javë më parë. Nga ana tjetër ende po presim që AMD të japë informacion rreth Radeon RX 9070 dhe 9070 XT të cilët duhet të konkurrojnë me RTX 5070 dhe RTX 5070 Ti respektivisht.

Për fatin e mirë AMD po përpiqet të konkurrojë me Nvidia që do të thotë se një luftësh çmimesh është lajm i mirë për konsumatorët.

Në horizont kanë filluar të shfaqen RTX 5050, 5060 dhe 5060 Ti ndërsa Intel gjithashtu ka treguar performancë impresionuese në segmentin e ulët me kartat grafike të gjeneratës së dytë Intel Arc.

/PCWorld Albanian





Source link