
Postuar: Shkurt 2, 2025 | 9:27
Arsenal-Siti ka nisur të kthehet në një betejë në Angli, ndërsa dy rivalët e dy sezonit të fundit për titull në Angli i kanë rritur tensionet mes tyre, siç tregoi edhe përballja në shtator (2-2).
Rodri pësoi dëmtimin e rëndë në gju, ndërsa “Topçinjtë” e luajtën më shumë se gjysmën e ndeshjes me 10 vetë, pas kartonit të kuq të Trosardit. Mikel Arteta, i cili ka qenë asistenti i Guardiolës, thotë se raporti i tyre nuk ka asnjë krisje.
“Unë kam qenë atje më parë, për katër vite. I di të gjitha gjërat, më besoni”, tha Arteta pas ndeshjes, ndërsa Pep kërkoi që ai të ishte më i qartë dhe të mos nënkuptonte.
Por përpara përballjes së sotmenë “Emirates”, trajneri spanjoll tha: “Unë kam qenë atje për katër vite, kështu që e di sa konkurrues janë. Ata vetëm fitojnë. Për këtë e kisha. Nëse do kishte ndonjë problem, ne nuk do të vazhdonim të flisnim në telefon me njëri-tjetrin”.
PANORAMASPORT.AL
