Nuk kam 3 lojtarë të rinj por 1, s’kishim as futbollistë për…


Partizani duket se po kalon një periudhë të tensionuar në këtë fillim të vitit 2025 dhe kjo u pa qartë nga deklaratat para dhe pas ndeshjes së të kuqve kundër Skënderbeut. Drejtori sportiv Arbër Abilaliaj dhe trajneri Aleksandar Veselinoviç shfaqen në kahe të kundërta sa u përket qëndrimeve të tyre për situatën e merkatos te të kuqtë.

abilaliaj veselinovic

Nga një anë, drejtori sportiv deklaroi para ndeshjes për RTSH se klubi kishte vepruar për të përfituar financiarisht nga largimi i futbollistëve, ndërsa i kishte zëvendësuar ata menjëherë me tre afrime.

“Ne që në ditët e para kemi marrë masa. Deri në këto momente janë të firmosur tre futbollistë shumë të rëndësishëm, katër janë larguar dhe dy janë zëvendësuar që në ditët e para të nëntorit. Bëhet fjalë për sulmuesin, që është vlerë e shtuar dhe në kampionatin tonë. Padstrelau si zëvendësues i Carës dhe vendi i Hadrojt është zëvendësuar me lojtar akoma me më shumë potencial. Pavarësisht se Sodiq për momentin është stërvitur me ekipin vetëm disa ditë. (LEXO KETU)

Por pas saj, Veselinoviç ka hedhur poshtë deklaratat e drejtorit për merkaton, duke theksuar se kishte vetëm një lojtar të ri në dispozicion dhe nuk kishte as 16 lojtarë, për të plotësuar idetë taktike.

“Mbase kemi alternativa, por nuk kanë qenë lojtarë stabël. Kemi pasur në protokoll vetëm 15 lojtarë dje në stërvitje dhe sot në ndeshje, hiq portierët. Nuk kemi as 20 lojtarë të mjaftueshëm për të realizuar idetë taktike në fushë, dhe si të 16-të kemi thirrur Jatën”, tha trajneri serb për problemet në skuadrën aktuale.

“Fillimisht nuk mund të komentoj intervistën e drejtorit sportiv(Abilaliaj) pasi nuk e kam parë. Momentalisht mund të them se nuk kemi tre përforcime, por vetëm një, Padstrelau. Përsa i përket Sodiq nuk e di as ku ndodhet, në cilën pjesë të planetit jeton, nuk e kam fare idenë. Guxhufi ka ardhur po nuk është se jam konsultuar apo informuar nga dikush. Jam informuar vetëm për testet mjekësore dhe është përfshirë në process të punës”, ishin ndër të tjera fjalët e Veselinoviç në shpërthimin e tij pas ndeshjes (LEXO KETU) që çuditi shumëkënd.

Këto deklarata lënë pak vend për interpretim, pasi qartësisht drejtori i Partizanit dhe trajneri i shohin gjërat në mënyrë të ndryshme rreth situatës së krijuar në merkaton e janarit me largimet dhe afrimet. Ndaj mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet në klubin e kuq, tek i cili rezultati(1-1) në fushën e lojës ndaj Skënderbeut të vendit të fundit ka kaluar plotësisht në plan të dytë.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link