Nuk ka krizë te Tomori, forcën reale e tregojmë në “play off”


Postuar: Shkurt 20, 2025 | 15:40

Dy javët pa fitore nuk e kanë ndryshuar aspak pozicionin e Tomorit në renditje, ndërsa për trajnerin Droboniku, skuadra beratase ka gjithë mbështetjen dhe besimin e tij. Ai beson se rezultatet e fundit janë cilësuar si aksidentale, edhe për shkak të skemës ku më së shumti të gjithë janë në pritje të ndeshjeve të fazës kualifikuese.

iken droboniku tomori

Për fatin e mirë të beratasve, edhe rezultatet e skuadrave rivale për zonën “play off” e kanë ndihmuar indirekt Tomorin për të mos humbur pozicionin aktual në renditje. Droboniku ka hedhur poshtë çdo aludim për një krizë te skuadra e tij, madje ka kërkuar që të inkurajojë të besuarit e tij për të reaguar sa më shpejt dhe të rikthehen te fitorja që në takimin e radhës me Butrintin në shtëpi. “Rezultatet e dy javëve të fundit janë aksidentale dhe me të drejtë tifozët mbeten të zhgënjyer. Ata kërkojnë maksimumin nga skuadra e tyre e zemrës. Unë mendoj se, jo për t’u shfajësuar, por në këtë fazë ku është kampionati, ne jemi larg betejës për vendin e parë dhe të dytë.

Gjithsesi, jemi të sigurt për fazën e ndeshjeve shtesë. Futbollistët nuk kanë motivimin e duhur, por jam shumë i sigurt, që ne nuk jemi aspak në krizë. Me bindje them se skuadra do të rikthehet shumë shpejt te fitorja, madje që këtë javë me Butrintin. Do të jemi plotësisht gati për fazën e ndeshjeve kualifikuese, që do të tregojmë edhe forcën tonë reale”, u shpreh trajneri Droboniku për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link