Nuk gabojmë më, skuadra e ka vetë në dorë fatin


Besa është e destinuar këtë fundjavë të shtegtojë si ekip pritës, kështu që ndeshja me Kukësin është spostuar për ditën e diel, ora 13:30, në stadiumin “Arena e Femave” në kryeqytet. Zhvendosja ka ardhur për arsye se stadium i Egnatias po përgatitet për eliminatoret e Kombëtares U-17, ndërsa fusha e Luzit nuk ndodhet për momentin në kushte optimale.

spahiu besa

Stadiumi i Partizanit do të jetë shtëpia pritëse për Besën, ku ndaj Kukëist do të luhet në një fushë me bar sintetik.

Ermir Spahiu- Takimi me Vorën dëshmoi edhe njëherë, se Besa është e fortë me të fortët dhe “shpirtmirë” ndaj ekipeve të fundit të tabelës. Nëse ndaj Vorës e Flamurtarit, Besa ka barazuar 3 përballjet me rivalët, kavajasit kanë zhgënjyer me Lushnjën, Apoloninë, Pogradecin dhe më keq me Erzenin e vendit të fundit, që i ka marë 4 pikë në dy faza. Këto gabime i ka parasysh edhe sulmuesi Ermir Spahiu, i cili shënoi golin e Besës në barazimin 1-1 në Vorë. “Besa. ndryshe nga Vora e Flamurtari ka gabuar shumë në shtëpi. Vetëm 50% të pikëve të lëna të kishim, do të udhëhiqnim në tabelë. Erzeni i vendit të fundit na ka marrë 4 pikë, e papranueshme.

Dueli me Vorën tregoi forcën tonë dhe mundësitë reale. Që kjo Besë të lërë të paktën 12 pikë në shtëpi, kjo është padyshim faj i yni”, u shpreh fillimisht Spahiu për “Panorama Sport”.  Në lidhje me ndeshjen e fundjavës , ku presin Kukësin, sulmuesi 22-vjecar deklaroi: “Pikët vlejnë njësoj si me Vorën, ashtu edhe me Kukësin, ndaj ne e kemi marrë tashmë atë mësim. Diferenca me Vorën e Flamurtarin këtu bëhet, pasi jashtë Kavaje ne jemi superior. Për këtë arsye, trajneri Çela me të drejtë na ka kërkuar që ndaj Kukësit të kemi po atë mobilizim e vlerësim si me Vorën. Ju siguroj se, nëse përsërisim përkushtimin dhe lojën që bëmë me Vorën, mund të mundim çdo ekip.

Prandaj, këto ditë jemi përqendruar vetëm në stërvitje me besim dhe detyrim, që gabimet për Besën kanë kaluar çdo limit. Duke nisur nga ndeshja me Kukësi, na duhet të luftojmë për çdo pikë. Besoj se me këtë ndërgjegje, vlerësim e autokritikë, ndaj Kukësit do të bëjmë detyrën për të mos lejuar më që rivalet tanë të shkëputen. Garë ka plot, dhe ne besojmë fort se Besa e ka fatin e vet në këmbët e saj”.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline









Source link