
Postuar: Shkurt 3, 2025 | 19:09
Mikel Arteta është i kënaqur nga paraqitja e Arsenalit të tij në një ndeshje kaq delikate sa ajo me Sitin, ku skuadra e tij e përballoi shumë mirë presionin, pasi ishte ajo që mund të humbte më shumë. “Intensiteti i 30 minutave të fundit ishte fantastik.
Kishim një ritëm shumë të lartë. Mos harrojmë se përballë kishim Mançester Sitin. Nuk është e lehtë t’u shënosh pesë gola atyre”, tha trajneri i “Topçinjve”.
Arsenali i tij tashmë ka 13 ndeshje radhazi në Premier Ligë që nuk mundet (9 fitore, 5 barazime) dhe kjo ndodh për herë të parë që prej dhjetorit 2018, me Unai Emerinë në stol (gjithashtu 14 ndeshje).
“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet tona dhe pastaj do të shohim se deri ku do të mbërrijmë”, shtoi spanjolli.
PANORAMASPORT.AL
