Nuk do e lë ekipin në vendin e fundit


Postuar: Janar 25, 2025 | 19:31

Ermir Rashica u fut nga stoli për t’i dhënë 3 pikët Skënderbeut. Sulmuesi që do largohet nga korçarët, shënoi golin e përmbysjes kundër Teutës.

bandicam 2025-01-25 19-30-45-287

Pas takimit të fituar me rezultatin 2-1.

“E imja ka qenë të ndihmoj gjithmonë ekipin të bëj më të mirën time dhe të çoj Skënderbeun sa më lart. Por me këto paraqitje pozitive erdhi edhe kjo ofertë nga Ukraina që kemi vendosur me klubin dhe ta mbarojmë aty.

Do jem besoj edhe disa javë deri në fund të shkurtit. Sa të jem këtu, besoj se do të jap maksimumin dhe besoj që kur të iki nuk do e lë ekipin në vendin e fundit.

Me plan e kisha të hyja më vonë, por trajneri e kishte me detyrë të futesha më herët e bëja detyrën time për të mirën e klubit”, u shpreh Rashica për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link