
Postuar: Janar 6, 2025 | 23:09
Federiko Dimarko nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes në derbi ndaj Milanit, në finalen e Superkupës së Italisë, duke parë “kushërinjtë e urryer” teksa festonin me trofeun pas një përmbysje nga 2-0 në 3-2.
“Në derbi, janë detajet që bëjnë diferencën, por një skuadër si e jona nuk mund të përmbyset në këtë mënyrë nga 2-0. I duhen bërë komplimente Milanit, pasi kanë bërë një ndeshje të madhe. Edhe ne deri në një pikë të caktuar e bëmë, por do të analizojmë gabimet.
Të gjitha humbjet mund të të përmirësojnë, qartësisht të humbësh një finale në një derbi nuk është e thjeshtë. Por duhet të përballojmë me kokën lart ndeshjet e ardhshme në mënyrën më të mirë të mundshme.
Skuadra dha gjithçka. U përballëm me një kundërshtar të fortë. Detajet bëjnë diferencën, për ta është hera e dytë që na shënojnë në fund. Nuk mund të ndodhë, nëse lëshon vetëm një çast, skuadrat e forta të shënojnë gol. Por duhet të ringrihemi.
Kemi fituar tre Superkupat e kaluara, nuk ndodh gjithmonë, por jemi Interi dhe kemi objektiva të tjera. Ecim përpara”, ishin fjalët e Dimarkos para gazetarëve pas sfidës.
PANORAMASPORT.AL
