
Postuar: Janar 6, 2025 | 20:00
Më datë 2 janar Partizani është kthyer në stërvitje pas një ndërprerjeje të shkurtër për festën e Vitit të Ri. Tashmë kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e datës 11 janar kundër Skënderbeut në stadiumin “Arena e Demave”.
Situata sa i përket dëmtimeve në klubin e kuq është pozitive, pasi të gjithë lojtarët po stërviten normalisht. Për tu ndjekur është vetëm situata e Kotes, që pritet të ingranohet gradualisht. Siç dihet me skuadrën tashmë nuk janë tre kapitenët e larguar, por me ekipin janë bashkuar edhe dy afrimet e konfirmuara. Dmitri Podstrelov dhe Ismaila Sodiq kanë zbarkuar në Tiranë prej ditësh dhe kanë nisur stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Veselinoviç.
Ky i fundit nuk ka pritur për ambientimin e tyre, por i ka vënë menjëherë në provë, duke i futur në grupin e titullarëve në stërvitjet e para. Sodiq është vendosur si mbrojtës i djathtë, ndërsa Podstrelov në të njëjtin krah, por si sulmues.
Mesa duket lojtari bjellorus do të ketë një balotazh me Zekën për një vend në 11- she. Në ditët e fundit nuk është stërvitur Sodiq, i cili ka refuzuar të zbresë në fushë dhe kërkon rikthimin në Nigeri. Mbetet të shihet sesi do të procedohet në vijim me mbrojtësin.
PANORAMASPORT.AL
