Nga Luftëtari te Naftëtari dhe Turbina, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë


Në javën e kaluar Luftëtari fitoi ndaj Maliqit me rezultatin e thellë 6-1, duke treguar se luan një lojë sulmuese mbasi ka shënuar mesatarisht plot tre gola për ndeshje dhe ka pësuar vetëm 10 në 12 takimet e luajtura deri tani.

LUFTETARI FESTE

Një prej futbollistëve të repartit të sulmit, autor i një dygolëshi ndaj Maliqit Ardit Zijai për “Panorama Sport” shprehet: “Nga java në javë loja e skuadrës tonë ka ardhur duke u përmirësuar. Fitorja në Berat dhe kjo me Maliqin na shtojnë besimin se nuk do ta lëshojmë vendin e parë në klasifikim deri në përfundim të kampionatit duke bërë realitet objektivin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Shumë ndeshje i kemi fituar me rezultate të thella dhe kjo është meritë e gjithë ekipit. Golat përveç aftësive individuale kanë qenë rrjedhë e lojës sulmuese dhe ajo që ka rëndësi është se golat kanë autorësinë e disa lojtarëve me një shpërndarje të drejtë, ku veç sulmit janë shënuar gola edhe nga prapavija e ekipit. Golat janë produkt i lojës dhe fakti që kemi shënuar shumë tregon se ekipi funksionon mirë. Me pak kujdes mund të kishim më shumë fitore, por në takimet e fundit kemi treguar se jemi në drejtimin e duhur për realizimin e objektivit, ngjitjen në Kategorinë e Parë”, thotë Ziaji.   Gëzim Beqiri

 

NAFTËTARI

 Salca: Ia dalim edhe me Murlanin

Pas fitores me Albanët, kuçovarët janë përqendruar te ndeshja e radhës me Murlanin në transfertë. Edhe pse do të përballen me ekipin e vendit të fundit, vlerësimi në kampin kuçovar është maksimal. Skuadra e ka nisur mjaft mirë fazën e dytë, teksa do të kërkohet vazhdimësia e rezultateve pozitive. Sipas mesfushorit Lefter Salca, skuadra i ka të gjitha mundësitë për fitore.

“Padyshim do të kërkojmë edhe në ndeshjen e radhës një tjetër rezultat pozitiv. Vlerësimi është maksimal, pasi pavarësisht pozicionit, Murlani ngelet një ekip i vështirë. Realisht kemi fituar me vështirësi në fazën e parë, në fushën tonë. Por besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta kaluar me sukses”, thotë Salca. Arben Çepani

 TURBINA

Arbana: Jemi në ngërç, bëjmë kthesën në Peqin

Turbina ka pësuar një tjetër humbje, e dyta radhazi në këtë fillim faze. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi Vilford Arbana, që u rikthye në merkaton e janarit thotë për gazetën: “Më vjen keq që humbëm përsëri. Luajtëm mirë dhe Oriku na mundi nga një penallti e dyshimtë.

Humbëm raste dhe nuk shënjestruam ashtu si duhet portën e kundërshtarit. Kjo tregon se jemi në ngërç rezultatesh. Duhet të dalim nga kjo gjendje sa më shpejt dhe të reagojmë sa nuk është vonë. Do të bëjmë kthesën këtë javë në derbin me Shkumbinin, duke iu rikthyer rezultateve pozitive”, thotë mbrojtësi energjik Arbana. MARIGLEN MIRAKA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline









Source link