Nga koka te këmbët, si Konseisao e ndryshoi Milanin me pesë lëvizje


Sido që të përfundojë, dhe çfarëdo që të ndodhë, kartolina është dërguar dhe do të mbetet e ngulitur në albumin fotografik të historisë së Milani: Sergio Konseisao duke kërcyer në dhomën e zhveshjes me një puro në gojë teksa në dorë mban Superkupën.afp_fr_93a8c0fcf0697fbc6590df82a19a2445b80f5d45Një trofe i ngritur në fytyrë të kushërinjve zikaltër dhe i 50-ti në historinë kuqezi. Quajeni tranzicion portugez, nëse dëshironi, por le ta analizojmë si një kalim në (të paktën) pesë lëvizje.

MENDJA – Konseisao e përkufizoi Milanin si një skuadër plot “dyshime”, si ato që u panë në pjesën e parë kundër Juventusit. Dhe në atë pjesë të parë nuk dha orientime taktike, por punoi në pushim me mendjen lojtarëve: duhet të kesh guxim, duhet të kuptosh që je një ekip i fortë. Nëse dhjetë minuta fjalim motivues do të mjaftonin çdo herë për të shëruar pacientin, puna e trajnerit do të ishte padyshim më e lehtë. Le të themi se në atë interval Serxho preku telat që tashmë kishte filluar t’i stimulonte ditët e mëparshme. Rezultati i gjithë kësaj janë dy përmbysje dhe dy fitore ndaj një skuadre që deri në atë moment kishte humbur vetëm një herë në sezon (Juvja, kundër Shtutgartit) dhe një tjetër që i kishte ndodhur në dy raste (derbi i parë i vitit dhe Leverkuseni). Ky ndërgjegjësim do të gjenerojë entuziazëm të mëtejshëm në dhomën e zhveshjes së kuqezinjve.

FAZA OFENSIVE – Përtej fitimit të kupës, pasuria më e madhe me të cilën Milani kthehet nga udhëtimi arab është sigurisht forca mendore që bëri të mundur përmbysjen e rezultatit në të dyja ndeshjet. Pra me besim arrihet gjithçka. Por ka një pjesë të fushës që nuk mund të kalojë pa u vënë re dhe që është një notë e madhe merite: Interi vinte nga pesë ndeshje radhazi pa pësuar gol, Juvja (si zikaltërit) është mbrojtja e dytë më e mirë në kampionatin italian. “Djalli” shënoi gjithsej pesë gola. Gjë që mund të ishte edhe më shumë, veçanërisht kundër Interit.

TAKTIKAT– Nëse koka ishte aspekti kryesor në të cilin duhej të ndërhynte Konseisao, pjesa taktike megjithatë nuk kaloi pa u vënë re. Portugezi ka treguar se është një trajner i aftë në leximin e nevojave të diktuara nga ndeshja, duke ndërhyrë në sistemin e lojës. Kundër Juves ai filloi me 4-3-3 që në fillimin e pjesës së dytë u bë 4- 2-3-1 (Benaser jashtë, Musah në fushë) dhe më pas, gjysmë ore nga fundi, 4-4-2. Pikërisht: Milani fitoi gjysmëfinalen me sistemin e lojës më të dashur historikisht për Konseisaon. Megjithatë, në derbi, struktura fillestare ishte një 4-2- 3-1 që nuk ishte parë më parë me Musahun në mesfushë dhe Himenezin si anësor ofensiv. Në finale, nevojat bënë që “Djalli” të kalonte në një 4-2-4 siç e kishte nisur Fonseka në kampionat. Jo rastësisht ne 15 minutat e fundit Milani kapi barazimin dhe vulosi më pas ndeshjen në kohën shtesë.

DHOMA E ZHVESHJES – Mënyra e sjelljes me Teo dhe Leao, vetëm për të përmendur dy emrat më të rëndë, ishte e saktë. Trajneri i ri iu përkushtua të dyve në aspektin personal, për secilin me gjuhën dhe qëndrimin që duhej. Në veçanti, na kujtohet momenti kur Konseisao mban pranë Hernandezin teksa Benaser i fliste skuadrës në një rreth pas Juventusit. Më pas edhe fjalët e thëna publikisht për Leao pas Interit. Edhe lojtari nuk bëri lojë fjalësh: “Këto gjëra më duheshin”. Pastaj është edhe çështja e kapitenit: ditët e udhëheqjes së përbashkët të Fonsekës kanë përfunduar. Me Kalabrian në stol, shiriti përfundoi në krahun e Menjasë në të dyja ndeshjet.

ZGJEDHJET- Çdo trajner i ri ndryshon diçka në formacion pas mbërritjes. Megjithatë, një trajner i kujdesshëm nuk e shpërfytyron ekipin. E përzien pak dhe pastaj e sheh si reagon. Ka tre ose katër fytyra të reja taktike me Konseisaon. Tomori është kthyer me bujë në mbrojtje, që do të thotë një mesazh i qartë për tentativat e Juves në merkato. Nëse Çau, siç duket, konsiderohet një pikë fikse, anglezi do të konkurrojë me Gabia çka na duket një sfidë intriguese. Në mesfushë Benasr, kur të kthehet në nivelet e tij, mund të sigurojë vertikalitetin mbi të cilin bazohet loja e portugezit. Musahu është i destinuar të rrisë ndjeshëm kohën e tij të lojës, duke qenë se është në gjendje të mbulojë disa pozicione.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link