
Avokati Kujtim Cakrani i ftuar në FaxNews ka komentuar protestat e opozitës ku ka theksuar se ëahtë e vertetë që nuk do të kenë ndonjë sukses të madh në shembjen e qeverisë.
Në një intervistë me gazetarin, Albi Rakip ai ka theksuar se protestat i shërbejnë qytetarëve që të kuptojmë se protesta është adrenalinë që të kuptohet se me protesta kërkohen të drejtat e shkelura dhe mund të rrëzohet qeveria.
“Refuzoj qasjen indiferente ndaj popullit opozitar. Është indiferent pasi propaganda e regjimit të kryeministrin, me OJQ edhe me USAID kanë punuar per kryeministrin. Ambasadorët kanë punuar për kryeministrin, duke e quajtuar opozitën kriminale, duke bërë që populli të urreje opozitë dhe jo qeverinë”, ka thënë ai.
Sipas tij protestat nuk janë për zgjedhjet po për keqqeverisjen. Është e vështirë që në vendin tonë si në Serbi të rrëzohet qeveria me protesta, ka theksuar avokati.
“Nuk eshte se po bie qeveria dhe në Serbi nga protestat pasi ky është modeli Rama Vuçiç në Ballkan nuk ka model më të keq sesa ky. Në Kosovë ëahtë shembull, por dy lidërit që kanë blere mediat OJQ e cçdo gjë. Si në Bjellorusi, e Rusi ku Lukashenko dhe Putin nuk japin doreheqjen. E neveris qasjen e popullit që i nënshtrohet korrupsionit. Ne jemi lypsarë e kendej jemi krenar, reformën në drejtësi e kan bërë amerikanët e cdo gjë ca krenari jemi ne ca krenari është ky kryeministër”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Cakrani ka theksuar se jemi i vetmi vend në Evropë që nuk funksionon drejtësia, kryeministri e shkel vetë i pari.