Në Tetovë, kapen të arratisurit nga burgu

#image_title


Policia mëngjesin e sotëm rreth orës 2 në Tetovë ka privuar nga liria E.Z. (24) dhe A.O. (24), të dy nga fshati Gërçec, Shkup, të cilët ishin të kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 për arratisje nga INK Burgu Shkup.

Siç informon MPB, E.Z. është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa A.O. me tre vjet burgim.

Personat do t’i dorëzohen institucionit ndëshkues-korrektues kompetent.



Source link