Në maj nis puna për stadiumin e Superiores, ja si pritet të jetë shtëpia e Vorës së elitës


Klubi i Vorës është i prirur që t’i plotësojë të gjitha objektivat, që kryesisht kanë lidhje me realizimin e ëndrrës historike, ngjitje në Superiore. Pjesë e projektit është edhe përfundimi i stadiumit të Vorës, i cili pritet të ketë standarde europiane.

vora1

Me përfundimin e kampionatit, në muajin maj nisin punimet e ndërtimit të plotë të stadiumit “Vora”, që do të jetë gati për sezonin e ri, ku vorakët kanë besim e shpresë se do të debutojnë në elitë. “Panorama Sport” ka siguruar disa pamje se si do të jetë pamja përfundimtare e stadiumit të ri të Vorës, që parashikohet të jetë gati në fund të muajt gusht, kur nis edhe edicioni i ri i Kategorisë Superiore.

vora 2

vora 3

Dalipi- Të shtunën, Vora e mbyll fazën e dytë në shtëpi, ku pret Erzenin dhe me patjetër kërkohet fitorja për të ruajtur kreun. Në lidhje me këtë takim, por edhe ecurinë e Vorës, 24-vjeçari Kevin Dalipi u shpreh: “Luajmë ndaj një kundërshtari, që lufton për mbijetesë, por që u ka prishur punë ekipeve pretendente. Prandaj, do ta kemi të vështirë kundër Erzenit në shtëpi. Kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi si çdo ekip edhe Erzeni di të bëj “keq”.

Kampionati sapo vjen e po thjeshtohet për ne, e pa frikë mund të them se tani jemi vetëm dy skuadra që konkurrojmë për ngjitjen, Vora dhe Flamurtari. Sigurisht, faza e tretë do të jetë shumë e vështirë, pasi të gjitha skuadrat do të luftojnë për pikët”.

 

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link