Në Laç për Kupën, pritet rrotacion nga Veselinoviç/ Dy lojtarë jashtë


Postuar: Shkurt 4, 2025 | 21:21

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në kuadër të ndeshjes së nesërme që do të luajë kundër Laçit në transfertë, këtë herë në llogari të çerekfinaleve së Kupës së Shqipërisë. Skuadra e kuqe në harkun e tetë ditëve luan tri ndeshje, çka detyrimisht duhet të shoqërohet edhe me një rrotacion të moderuar, aq sa të mos humben cilësinë e nevojshme.

PARTIZANI

Këtë e ka paralajmëruar edhe vetë trajneri Veselinoviç, që u shpreh se ka lojtarë që nuk janë në gjendje të përballojnë tri ndeshje në tetë ditë. Kështu pritet të ndodhë edhe në sfidën e së mërkurës, ku pritet që emra si Buxhelaj apo Sembene të kthehen si titullarë. Në mesfushë me shumë mundësi do t’i jepet shansi për të luajtur Mehmetit, i cili në kampionat e ka humbur vendin përballë Shanajt. Sa i përket ofensivës, me shumë mundësi nga minuta e parë do të kthehet Zeka, i cili mungoi në sfidën e fundit kundër Laçit për kampionatin.

Sa i përket gjendjes fizike të ekipit, Eleke dhe Kote nuk janë të gatshëm për shkak dëmtimesh. Mësohet gjithashtu se Domgjoni ka ndjerë një ngarkesë muskulore dhe pritet të mos jetë i gatshëm. Mbrojtësi sapo është kthyer nga dëmtimi dhe ende nuk është në gjendje optimale. Pjesa tjetër janë të gjithë të gatshëm për të zbritur në fushë në këtë çerekfinale të Kupës, një trofe, që mungon prej 21 vjetësh në shtëpinë e kuqe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link