Në ekip ka zhgënjim të madh, por reagojmë kundër Torinos


Me golin kundër Fejnordit, Santiago Gimenez u bë lojtari i dytë që shënon për dhe kundër të njëjtit ekip në një edicion të vetëm të një turneu europian, pas Koni Torstensonit (me dhe kundër Bajernit të Mynihut në Kupën e Kampioneve të sezonit 1973/74).

Santiago-Gimenez-Milan

Realizimi i tretë për meksikanin në pesë prezenca është një sinjal që të paktën ai po bën atë për të cilën u ble. Sidoqoftë, eliminimi nga Champions-i i ka lënë shije të hidhur siç deklaroi vetë sulmuesi në një intervistë të dhënë dje për televizionin e klubit kuqezi.

Sa zhgënjim ka brenda ekipit pas asaj që ndodhi me Fejnordin? Jemi shumë të zhgënjyer, filluam shumë mirë dhe po kontrollonim mirë dhe nuk kishte asnjë mënyrë se si mund të na ndëshkonte Fejnordi. Ja që futbolli shpesh bën shaka të tilla dhe ne dolëm jashtë turneut.

Si e shpjegoni atë barazim? Ne po luanim mirë, ishim afër shënimit të të paktën një goli të dytë. Por ky është futbolli, gjithçka mund të ndryshojë në një sekondë. Nuk ishim në gjendje të gjenim një zgjidhje për problemin që kishim. Brenda grupit ka shumë zhgënjim, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë sepse sezoni është i gjatë.

Çfarë keni bërë gabim në dy ndeshjet me Fejnordin? A ndryshoi gjithçka kartoni i kuq i Teos? Të martën ishte radha e Teos, por ajo mund t’i ndodhë kujtdo, ky është futbolli. Në ekip kemi respektin maksimal për Teon, ai ka mbështetjen tonë të plotë. Ai gjithmonë jep gjithçka për Milanin dhe është një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Çfarë do të ndodhë tani? Thjesht nuk duhet të shikojmë pas dhe duhet të mendojmë se si të ecim përpara. Nuk na ngelet shumë për të bërë. Të gjithë duhet të punojmë në heshtje për të arritur qëllimet tona.

Ju personalisht si do të reagoni? Punë dhe shumë punë çdo ditë, asgjë tjetër. Edhe sepse problemet nuk zgjidhen me fjalë. Rrugë tjetër nuk njohim ndaj le të mendojmë si të bëjmë më të mirën kundër Torinos dhe të reagojmë duke fituar një ndeshje që ka shumë rëndësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link