Napoli vendos se sa është limiti i parave që do të ofrojë për Garnachon


 Raportohet se Napoli nuk do të dërgojë ofertë të përmirësuar në drejtim të Manchester Unitedit për Alejandro Garnachon, duke vendosur limitin te oferta prej 50 milionë euro plus 5 milionë të tjera në bouse.

Napoli nuk dëshiron që ta rris ofertën për anësorin e Unitedit, sipas raportimit të fundit nga “Tuttosport” gjatë ditës së sotme.

Eksperti i Napolit, Raffaele Auriemma thotë se Napoli veçse e ka informuar Manchester Unitedin për ofertën e lartpërmendur.

Manchester Unitedit nuk i ka interesuar të dëgjojë për oferta nën 80 milionë euro, por 20-vjeçari tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Napolit.

“Il Matino” kishte raportuar javën e kaluar se Napoli ishte i gatshëm që t’i ofrojë Manchester Unitedit mundësinë për të nënshkruar me Victor Osimhenin për vetëm 75 milionë euro në verën e 2025-ës, nëse “Djajtë e Kuq” pajton për ta lënë Garnachon të largohet për një çmim më të lirë. 

Anësori i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi është alternativa kryesore e Napolit, nëse dështon operacioni Garnacho, por gjermani është më shumë i interesuar për një kalim në Premierligë sezonin e ardhshëm.



Source link