Na kanë ikur 4 lojtarët më të mirë

Screenshot 2025 01 19 191039

Na kanë ikur 4 lojtarët më të mirë

[ad_1]

Postuar: Janar 19, 2025 | 19:11

Partizani fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Teutës. Një meritë pati dhe mbrojtja e “demave” ku Preka spikati. Jo vetëm në këtë takim, por mbrojtja e Partizanit është dhe më e mira e Superiores deri tani.

Screenshot 2025-01-19 191039

Pas fitores ishte Preka i kthyer në lider, që foli.

“Skuadra ka bërë shumë mirë. Unë personalisht kam punuar shumë këtë sezon, trajneri që më ka besuar.

Nuk është moment i keq, jemi në vendin e parë dhe shpresoj të vazhdojmë serinë e fitoreve.

Festa pas rastit me Nasr në fund? Për mua ato janë gola për atë punë jam aty. Jam i fundit, që t’i mbyll.

Na kanë ikur 4 lojtarë, më të mirët e momentit në Shqipëri. Partizani gjithmonë lufton për kampion, asgjë nuk është e pamundur.

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Shënoi Janjeva dhe Dimitri që ka ardhur. Secili mund të dalë.

Luftuam deri në fund dhe besoj se bëra mirë këtë ndeshje”, u shpreh Preka për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline







[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.