Murati ironizon me premtimin e Abdixhikut për stadiumin në Gjakovë: Stadiumi me 7,000 ulëse? Po finalizohet ai me 14,500


Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili ka premtuar ndërtimin e një stadiumi me 7,000 ulëse në Gjakovë.

Murati ka theksuar se një stadium me kapacitet prej 14,500 ulësesh është tashmë në proces finalizimi dhe se ndoshta numri i ulëseve të premtuar nga Abdixhiku do të rregullohet më vonë.

” Lumiri paska premtu stadium me 7,000 ulëse në Gjakovë, a knej stadiumi me 14,500 ulëse veç është duke u finalizu. Nejse, nuk është ndonjë problem i madh, se tash i mbledh ekspertat e partisë dhe vendosin me ndryshu shifrën, e pastaj e publikojnë versionin e përditësuar”  ka shkruar Murati në një postim në rrjetet sociale, duke ironizuar për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje.

Ai gjithashtu ka bërë një krahasim me ndryshimet e mëparshme që janë bërë në koeficientin e pagave, duke aluduar se ndodhin shpesh rregullime të tilla.



Source link