
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar ashpër ish-ministrin dhe ish-guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, duke e akuzuar për mosveprim ndaj qarkullimit të dinarit serb në vend.
Sipas Muratit, për më shumë se një dekadë, Hamza ka qenë figura kryesore e financave në Kosovë, por gjatë kësaj kohe, valuta serbe ka hyrë në vend “me thasë” për të financuar strukturat paralele, pa asnjë reagim nga ana e tij.
“Për këto 10 vjet, dinari serb ka hy me thasë në Kosovë për me i financu strukturat paralele, por nga Bedri Hamza nuk e kemi pa kurrë as edhe një veprim të vetëm për këtë çështje,” deklaroi Murati.
Lexoni edhe:
.