Muaj vendimtar, Vlahoviç luan gjithçka me Juven. “Ligjin” tashmë e bën Kolo Muani

dusan vlahovic juventus 2022 1649683282 83555

Muaj vendimtar, Vlahoviç luan gjithçka me Juven. “Ligjin” tashmë e bën Kolo Muani

[ad_1]

Lidhja mes Dushan Vlahoviçit dhe Juventusit është në nivelin më të ulët historik, me rrezikun e një përplasjeje “kokë më kokë”. dusan-vlahovic-juventus-2022-1649683282-83555Nuk mjaftoi stoli i katërt radhazi në kampionat. Kundër Empolit, Dushan Vlahoviç përjetoi për herë të parë këtë sezon ndjesinë e qëndrimit ulur në stol gjatë gjithë ndeshjes. Asnjëherë nuk i kishte ndodhur në sezonin 2024-25, hera e fundit ishte në shtator 2022, kur Masimiliano Alegri e mbajti jashtë në Firence për ta ruajtur për Ligën e Kampioneve.

Këtë herë nuk ka asnjë ndryshim, edhe kur Juventusi të përballet me PSVnë në ndeshjen e parë të “play off”-it të martën, Randal Kolo Muani shihet si favorit në qendër të sulmit. Nga ana tjetër, nuk mund të ndodhte ndryshe, duke qenë se francezi i huazuar (i marrë nga PSG në huazim për 6 muaj për 4.5 milionë euro, duke përfshirë rrogën) ka shënuar tashmë 5 gola në 3 ndeshje. Viti 2025 ka nisur në malore për serbin dhe muaji i ardhshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen, mes një rinovimi dhe nevojës për të rifituar vendin.

 MUAJ VENDIMTAR-Nuk mungojnë mundësitë, sepse Juventusi do të luajë 5 ndeshje mes Serisë A, Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Italisë nga tani deri në fund të shkurtit, por është e qartë se Vlahoviç ka rrëshqitur përsëri në hierarki dhe lidhja e tij me klubin është ndoshta në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, me rrezikun e një konfrontimi “kokë më kokë” nëse nuk arrihet marrëveshja për kontratën në takimin e marsit. Ose rinovim ose lamtumirë në qershor, një vit më herët, sepse “Zonja” nuk e ka ndërmend ta humbasë falas. Nëse nuk vjen rinovimi, Xhuntoli do t’i kërkojë agjentit të tij, Darko Ristiç, t’i sjellë një ofertë, por nuk do të jetë e lehtë të gjesh një skuadër që mund t’i garantojë atij një pagë dyshifrore si ajo që merr bardhezi (10.5 milionë që do të bëhen 12 në 2025-2026).

PRESIONI- Ul pagën dhe qëndro. Kjo është filozofia dhe mesazhi që Xhuntoli ka përcjell, në të kundërt mund të largohet në verë. Për momentin Vlahoviç është rezerva e Kolo Muanisë. Një situatë të cilën edhe serbi mund ta shfrytëzojë në avantazhin e tij. Deri më tani ka qenë i vetëm, dhe i pazëvendësueshëm, por me shumë presion ndaj tij, i kritikuar për çdo gabim para portës pavarësisht se ka shënuar 13 gola. Tani mund të luajë më lehtë, pa e ndjerë peshën e Juventusit mbi supe, siç bëri në pjesën e parë të sezonit. Megjithatë, Krahas fushës, fokusi prioritar, Dushani do të duhet të mendojë edhe se si të menaxhojë marrëdhëniet me Juventusin. Takimi i planifikuar pas mbylljes së merkatos është shtyrë për në mars dhe me këtë rast serbit do t’i duhet të zgjidhë përfundimisht çështjen që ka për të rinovuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline







[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.