
Postuar: Shkurt 22, 2025 | 21:55
Kryesori Erion Bastari u kontestua në disa momente nga të dyja skuadrat për faullet dhe kartonët. Ndeshja pati dy momente për moviolë, atë të penalltisë në favor të Vllaznisë, ku prekja me dorë qëndron, si dhe një kontakt Balaj-Olberkis.
26’ Bastari akordon penallti për Vllazninë dhe ka protesta nga elbasanasit. Ka një prekje të topit me dorë në fakt nga Olberkis, i cili është thuajse i shtrirë. Çështje interpretimi, ndërkohë që VAR-i nuk ndërhyn.
47’ Ka një kontakt Olberkis-Balaj në zonën e Elbasanit, por që duket shumë i lehtë për penallti dhe Bastari vazhdon lojën. Vendim i drejtë.
PANORAMASPORT.AL
