Moviola e Pogradeci-Lushnja/ Protestë e drejtë nga vendasit, gol i rregullt në minutën e 91-të (VIDEO)


Postuar: Mars 1, 2025 | 13:46

Sfida mes Pogradecit dhe Lushnjës u mbyll me barazim 2-2.

Screenshot 2025-02-28 163922

Ndeshja e luajtur në Pogradec pa vendasit të protestonin për një episod në minutën e 91-të. Samake mori krosim nga Fejzulla në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Festa u prish nga anësori Mani, i cili sinjalizoi për pozicion jashtë loje. Në këtë mënyrë dhe Florjan Lata vijoi lojën me topin në favor të Lushnjës.

Vendësit protestuan për rastin në fjalë. Pamjet filmike tregojnë qartë se bëhet fjalë për një gol të rregullt dhe nuk ka pozicion jashtë loje. Një vendim i gabuar që i vjedh fitoren skuadrës së Pogradecit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link