
11 Feb. Moviola e Partizani-Tirana/ Rekord kartonësh, Hamiti vendos me dorë “të hekurt” (VIDEO)
[ad_1]
Postuar: Shkurt 10, 2025 | 9:24
Përgjatë 90 minutave ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës u pa të menaxhohej relativisht mirë nga kryesori Eldorjan Hamiti, i cili nuk pati nevojën e VAR-it dhe arriti të ruajë shumë mirë ekuilibrat për të mos ndezur situatën në fushë dhe në shkallët e stadiumit.

F.Hazisllari
Mund të ketë dyshime për faulle të caktuara, por kur flasim për raste flagrante, nuk kishte. Goli i Partizanit me Sembene në fund prodhoi një situatë të paprecedentë dhe një tension të madh në fushë mes lojtarëve dhe stafeve. Në këtë situatë Hamiti vendosi të tregohet arbitër me dorë të hekurt, duke nxjerrë plot tetë kartonë të kuq.
Në momentet e një sherri masiv, i ndihmuar edhe nga VAR-i, Hamiti nuk fal asnjë dhe i lë skuadrat me nga 9 lojtarë në fushë, teksa nuk shpëtuan as drejtues e lojtarë në stol. Tek Tirana u ndëshkua Ibraimi, Kozi dhe Mici në stol, ndërsa te Partizani e pësoi Bytyçi. (VIDEO)
Me siguri ky është një nga derbet ku janë dhënë më shumë kartonë të kuq, teksa me siguri do të ketë vendime edhe nga Komisioni i Disiplinës.
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.