Moviola e Elbasani-Laçi/ Penalltia OK, Musta rrezikon ndaj Bullarit (VIDEO)


Postuar: Janar 27, 2025 | 22:10

Në këtë ndeshje ka pasur tri raste të dyshimta për 11- metërsh, një prej të cilave akordohet nëpërmjet sistemit VAR në fundin e takimit.WhatsApp Image 2025-01-27 at 22.09.55

65′ Një rast i diskutueshëm për 11-metërsh, ku pas goditjes së Tsagues, sfera largohet nga një mbrojtës mik në zonë. Pretendojnë prekje të topit me dorë verdheblutë, por vijon lojën gjyqtari. Ndërkohë, nuk ka as sinjalizim për ta riparë në VAR.

93′ Musta ndërhyn ndaj Bullarit në kufijtë e zonës së rreptësisë, me sulmuesin që rrëzohet. Pretendojnë penallti miqtë, por vijon lojën kryesori. As në këtë rast nuk ndërhyn VAR.

95′ Goditje në zonë nga lojtarët e Elbasanit, devijohet topi në këndore. Mirëpo, arbitri thërritet në VAR për një rast të dyshimtë për penallti për prekje me dorë dhe kryesori merr vendim për 11-metërsh në favor të Elbasanit.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link