Moment emocionues, kush është vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në “Santiago Bernabeu” dhe mori fanellën e Mbapesë

MBAPE TIFOZI SHQIPTAR

Moment emocionues, kush është vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në “Santiago Bernabeu” dhe mori fanellën e Mbapesë

[ad_1]

Postuar: Janar 19, 2025 | 23:48

Një moment emocionues për një djalosh shqiptar nga Gostivari, i cili realizoi ëndrrën e tij për t’u takuar me idhullin Kilian Mbape. 

voglush-mb1-696x570

Vogëlushi Reis Fejzi, nga Kamenjani i Tetovës, udhëtoi enkas drejt Madridit  për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid-Las Palmas e zhvilluar në “Santiago Bernabéu” që përfundoi me rezultatin 4 me 1. 

Pas përfundimit të ndeshjes, Reis shfrytëzoi momentin për të “dribluar” sigurimin dhe për t’u afruar pranë yllit francez Mbape. 

Përpjekja e tij plot guxim u shpërblye me një fanellë dhuratë nga vetë Mbape, duke i dhuruar vogëlushit një kujtim të paharrueshëm. 

voglush-mbape-696x867

Madje, Mbape sot ishte lojtar i ndeshjes, me dy gola të shënuar ndaj Las Palmas. Ky moment magjik në Madrid është një shtysë e madhe për rrugëtimin e tij sportiv, pasi Reisi dëshiron të bëhet futbollist me famë botërore. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



klikoperkepanoramaonline







[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.