Mistral lançon asistentin AI në Android dhe iOS


Mistral, kompania e cila shpeshherë konsiderohet si shpresa e Europës në inteligjencë artificiale, lançoi disa përditësime në asistentin e saj AI Le Chat. Krahas përditësimit në ueb aplikacionit, kompania lançoi edhe aplikacionet iOS dhe Android.

Mistral zhvillon modelet e saj AI. Flagshipët e saj si Mistral Large apo modeli multi-modal Pixtral Large, janë të disponueshëm për përdorim komerciale përmes API ose një partneri cloud si Azure AI Studio, Amazon Bedrock dhe Google Vertex AI.

Gjithashtu lançon një numër modelet open-source nën licencimin Apache 2.0. Mistral shpreson të pozicionohet si një alternativë e OpenAI ose Anthropic. Krahas zhvillimit të modeleve themelore, asistenti Le Chat konkurron me ChatGPT, Claude, Google Gemini dhe Microsoft Copilot.

Mistral më në fund po lançon një version mobil të asistentit i cili ka ndërfaqen e zakonshme të një chatboti. Po ditën e sotme Mistral zbuloi planin me pagesë Pro që do të kushtojë 14.99 euro në Europë dhe 14.99 dollarë për pjesën tjetër të botës.

Kompania shprehet se plani Pro sjell modelin më të fuqishëm dhe performancë më të lartë. /PCWorld Albanian





Source link