
Postuar: Janar 27, 2025 | 18:14
Transferimi i Ismaila Sodik nga Remo Stars te Partizani ka dështuar. Kjo është çfarë raportohet nga Nigeria, për lojtarin që numëron paraqitje me përfaqësuesen e tij.
Sodik u përfol si zëvendësuesi i Hadrojt te “demat”. Ky i fundit u largua në Ukrainë gjatë kësaj merkato.
Te Partizani gjithçka u tregua e kryer, ndërsa vetë lojtari ishte i pranishëm në disa seanca stërvitore. Mungesa e tij më pas solli zëra, për oferta të ndryshme që e kishin tërhequr.
Tashmë kanë mbetur pak ditë nga përfundimi i merkatos dhe Partizani duhet të mendojë për tjetër alternativë.
PANORAMASPORT.AL
