Ministrja Gërvalla dhe ministri Peci takojnë fermerin e dalluar në Sopijë të Suharekës: Bujqësia sektorë kyç që ndihmon zhvillimin e Kosovës


Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci kanë takuar Xhemë Beqiraj, fermerin e dalluar në fshatin Sopijë të Suharekës

Ministrja Gërvalla tha se fermeri Xhemë Beqiraj, me investimet e tij në kapacitete dhe përmisimin bujqësor, ai ka kontribuar në forcimin e bujqësisë së Kosovës duke thënë se ai kultivon 25 hektarë grurë, 15 hektarë misër, 10 hektarë shalqi, 2 hektarë pjepër, qepë, patate, domate, hudhra dhe speca.

Po ashtu, Gërvalla në këtë takim të përbashkët me fermerin Beqiraj puna e ndershme, me përkushtim dhe përgjegjësi shpërblehet, si nga natyra, ashtu edhe nga mbështetja financiare e shtetit.

“Në konakun e z. Xhemë Beqiraj, fermer i dalluar në fshatin Sopijë të Suharekës, u mirëpritëm ngrohtësisht bashkë me Ministrin Faton Peci dhe kandidatët tanë për deputetë.

Bujqësia është një nga sektorët kyç që ndihmon zhvillimin e Kosovës, dhe sukseset e tanishme nuk do ishin të mundura pa punën e palodhur të fermerëve punëtorë e të përkushtuar si z. Xhemë Beqiraj. Me investimet e tij në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e prodhimit bujqësor, ai kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e bujqësisë në Kosovë. Ai kultivon 25 hektarë grurë, 15 hektarë misër, 10 hektarë shalqi, 2 hektarë pjepër, qepë, patate, domate, hudhra dhe speca.

Një nga arritjet më të mëdha të tij është prodhimi i shalqirit dhe pjeprit. Ai ka arritur të shesë 5 ton shalqi çdo ditë, ndërsa në total, vetëm për shalqi, ka prodhuar prej 500 ton në vit. z. Xhema është një nga ata fermerë që tregojnë se puna e ndershme, me përkushtim dhe përgjegjësi shpërblehet, si nga natyra, ashtu edhe nga mbështetja financiare e shtetit. Bujqësia, me shembuj të tillë si z. Xhema, është shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

#vvguxoalternativa✅️

#118✅️

#blerimgashani31✅️

#lendritiljazi37✅️

#trierakasumi66✅️”, ka shkruar ministrja Gërvalla në një postim në facebook.



Source link