Milani si një kameleon, 5 module në dy ndeshje. Konseisao nis revolucionin kuqezi


Serxho Konseisao besonte (dhe beson) në 4-2- 3-1: ai mbërriti në Milanello me këtë formacion në mendje dhe e përdorte pothuajse gjithmonë.konseisaoNdonjëherë ai ndërronte interpretuesit, si kur vendoste dy “pyka” (Abraham dhe Morata, me këtë të fundit që vepronte si fantazisti) ose përqendrohej te Musahu në të djathtë (për të luajtur mbrojtësin e krahut në fazën pa top dhe anësorin ofensiv në atë me top). Zero lëshime nga ana e portugezit për një 4-3-3 të kërkuar nga komentuesit dhe tifozët. Ai vazhdoi rrugën deri në fund dhe u shkarkua për mungesë vazhdimësie.

VARIANTET – Në dy ndeshjet e para të epokës së Konseisao muzika dukej shumë ndryshe dhe ish-tekniku i Portos tregoi se mund të ndryshojë shpesh formacionin: kundër Juves filloi me 4-3- 3, por në pjesën e dytë ai kaloi fillimisht në 4-2-3-1, më pas në 4-4-2, me Abraham dhe Morata si sulmues plus Reijnders të hapur në të majtë. Atë ndeshje e përfundoi me mbrojtjen me pesë lojtarë (5-4-1) duke futur Terraçiano dhe Gabia. Kundër Interit, historia u përsërit: fillimisht Konseisao u përpoq të befasonte Inzagin me 4-2-3-1 dhe anësorët sulmues të ndryshuar, d.m.th. Himenez djathtas, për të ndihmuar Musahun ndaj Dimarkos, dhe Pulisic në të majtë, për t’i dhënë një dorë Teos kundër Dumfrisit. Lëvizja nuk pati efektet e dëshiruara dhe, kur skuadra ra 2-0, filloi revolucioni që do të rezultonte fitues: fillimisht duke dhënë më shumë shtytje me shtimin e Leaos dhe më pas duke u fokusuar në 4-2-4 dhe te Abraham, autor i goli të triumfit në kohën shtesë.

GUXIM DHE ZËVENDËSIME – Kuqezinjtë e kanë kuptuar tashmë se, nëse shohin diçka që nuk shkon siç e presin, Konseisao do të ndërhyjë me zëvendësime. Module dhe lojtarë. Disa shembuj: Reijnders kishte filluar si fantazist kundër Interit, por para se të dilte nga fusha sepse nuk ishte në mbrëmjen e duhur, luajti si mesfushor në 4-2-3-1. Ndërkohë Musah, i përdorur përkrah Fofanës, u zhvendos si anësor ofensiv i djathtë. Pulisiç, pasi filloi në të majtë në treshen pas qendërsulmuesit, veproi fillimisht si fantazist dhe më pas si anësor i djathtë në 4-2-4 me të cilin Konseisao rrëzoi kështjellën zikaltër. Praktikisht në pesë module 180 minuta.

Tifozët e Portos, ku trajneri i tyre përdorte kryesisht 4-4-2, 4-3-3 dhe 4-2-3-1, sigurisht që nuk do të befasohen. Ata të Milanit do të mësohen me ndryshimet e të ashtuquajturit “Konte portugez”. Edhe rivalët do të duhet të fillojnë të studiojnë kundërlëvizjet sepse ndjesia është që “Djalli” do të ndryshojë lëkurë gjatë së njëjtës ndeshje sipas nevojave taktike. Fundja lojtarët për ta bërë këtë janë në organikë dhe Konseisao dëshiron ta shfrytëzojë këtë avantazh. Tiago Mota dhe Inzagi u kapën në befasi. Netët thuajse pa gjumë të kaluar duke studiuar lojtarët e tij i lejuan Konseisaos të shfaqej super i përgatitur për provimin e tij të parë me kuqezinjtë. E në fakt hyri në dhomën e zhveshjes për të festuar, me një puro në gojë dhe një notë dhjetë në dëftesë.4

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link