Mërgim Vojvoda largohet nga Torino


Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como.

Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027.

Konfirmohet se Vojvoda do të jetë afrimi i shtatë për Comon gjatë afatit kalimtar të dimrit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio.

Mbrojtësi i krahut i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. Ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e Kosovës. 



Source link