Menduh Thaçi uron besimtarët islam për muajin e Ramazanit


Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale uroi besimtarët e fesë islame.

“Në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha adhurimet tuaja gjatë këtij muaji të jenë të pranuara, t’ju sjellë shëndet, paqe dhe mirëqenie në familjet tuaja”, ka shkruar Thaçi



Source link