Mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 11:00, prijnë Gjermania dhe Zvicra


Deri në orën 11:00, kanë votuar 4 mijë e 390 qytetarë nga diaspora, ku shtetet me numrin më të madh të votuesve janë nga Gjermania dhe Zvicra.

Kështu e beri të ditur, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi i cili tha se procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.

“Është duke u zhvilluar procesi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ju njoftojmë se nga komunikimi i vazhdueshëm procesi i votimit është duke u zhvilluar pa asnjë pengesë, gjithashtu ju njoftojmë se kemi pranuar të dhënat e para të pjesëmarrjes së votueseve në votimet deri në orën 11:00. Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësinë diplomatike deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë 390 votues, apo 21.60 për qind. E kemi edhe listën nga secili shtet kur kemi hapur qendrat e votimit. Përveç këtu na mungon Londra Uashington dhe New York”, ka thënë Rajdoniqi.

Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.

– Reklamë –

Ad image

Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.



Source link