Mbështetja në tribuna, tifozët e Elbasanit organizohen për në Shkodër


Postuar: Shkurt 20, 2025 | 21:08

Edhe pse Elbasani po zhgënjen kohët e fundit me rezultatet në fushën e blertë, sërish nuk do t’i mungojë mbështetja në tribunat e stadiumeve nga tifozët.

AF-ELBASANI-TIGRAT

Grupimi ultras “Tigrat verdheblu” ka nisur organizimin që tifozët të jenë sa më të shumtë në stadiumin “Loro Boriçi” të premten, kur do të luhet ndeshja ndaj Vllaznisë në kampionat, pasi me këtë kundërshtar luhet edhe pas disa ditësh në Kupë.

“Të premten luajmë në Shkodër kundër Vllaznisë. Bashkohemi të gjithë bashkë për të mbështetur ekipin tonë. Bashkohu me ne, vishu zi”, shkruhet në njoftimin e këtij grupimi. Deri më tani ultrasit elbasanas e kanë ndjekur skuadrën në çdo transfertë.

PANORAMASPOR.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link