
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se sot është mbajtur konferenca Qëndrueshmëria Kombëtare-Sfidat dhe rruga përpara, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes ku ka trajtuar temat si mbrojtja gjithëpërfshirëse, siguria e zinxhirit të furnizimit, qëndrueshmëria ushtarake dhe rezistenca kibernetike.
Sipas, ministrit Maqedonci qëndrueshmëria përkufizohet jo vetëm si aftësia për të përballuar tronditjet dhe kërcënimet, por mbi të gjitha si një kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë.

Ministri Maqedonci tutje ka thënë se Kosova në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtar do të ecë përpara drejt një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme
Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Sot nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, në praninë e krerëve shtetëror, u mbajt konferenca “Qëndrueshmëria Kombëtare-Sfidat dhe rruga përpara” ku u trajtuan temat si mbrojtja gjithëpërfshirëse, siguria e zinxhirit të furnizimit, qëndrueshmëria ushtarake dhe rezistenca kibernetike.
Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur dhe të ndërlikuar, qëndrueshmëria nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri.
Qëndrueshmëria përkufizohet jo vetëm si aftësia për të përballuar tronditjet dhe kërcënimet, por mbi të gjitha si një kapacitet për të ruajtur funksionet jetike të shoqërisë, për të mbrojtur vlerat tona dhe për të siguruar që e ardhmja të ndërtohet mbi themele të forta.Dhe synimi i kësaj konference ishte që të eksplorojmë strategji inovative dhe të ndajmë praktikat më të mira, pasi në një botë ku krizat janë të pashmangshme, fuqia jonë qëndron në aftësinë për t’i përballuar ato me vendosmëri dhe unitet.
Kosova në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtar do të ecë përpara drejt një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme!”, ka bërë të ditur ministri Maqedonci në një postim në facebook.