Luftëtari kolaudohet në miqësoren ndaj Delvinës, gjirokastritëve u mjafton goli i Mërkurit


 

Miqësoren e fundjavë së shkuar ndaj Delvinës, Luftëtari e fitoi me golin e Mario Mërkurit. Në pjesën e parë, vendasit shpërdoruan një penallti të fituar po nga Mërkuri. Gjuajtjen e Çullit e pret Xhaverraj, që në disa raste u bë pengesë për gola të tjerë.

LUFTETARI DELVINA

Në të shumtën e kohës, gjirokastritët ishin superiorë dhe shpërdoruan disa raste ndërkohë që delvinjotët ishin afër golit me Nikollën në pjesën e parë dhe në fund rrezikuan, por Basha eviton një autogol. Ky test ishte i rëndësishëm për dy trajnerët, pasi do ta fillojnë fazën e dytë me shumë ndryshime në formacion. Delvina ka larguar 6 futbollistë dhe ka afruar 5 në këtë merkato, ndërkohë që te Luftëtari janë afruar Kananaj, Çarçani, Agu, Majkëll dhe ka rikthyer Avdulajn dhe portierin Basha. Për trajnerin Shabani, kjo ishte një provë për futbollistët e afruar, të cilët i aktivizoi vetëm në pjesën e dytë, por edhe si përgatitore para duelit të kampionatit ndaj Tomorit në Berat.

LUFTËTARI – DELVINA 1-0

GOLI: Mërkuri 61′

Luftëtari: Barboza, Glauber, Ramadani,  Mukoj, Çulli, Vucaj, Th. Puci, Ziaji, Mërkuri. Trajner: Besmir Shabani

Delvina: Xhaferraj, D. Mehmeti, Boçi, Malaj, Rei, Nikolla, Radovani, Dikson, Sue, Boni, Jushi. Trajner: Marko Alinani

Gjyqtarë: K. Hoxha, E. Latifi, Xh. Kashah

GËZIM BEQIRI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link