
24
Livia, ish-banorja e Big Brother VIP, dikur kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Rozana Radin, e cila ende ndodhet në shtëpinë e famshme.
Megjithatë, pas disa keqkuptimeve mes tyre, raporti u duk i ftohtë kur Livia u eliminua nga gara dhe e takoi Rozin me distancë.
Pavarësisht kësaj, duket se Livia e ka lënë pas çdo debat dhe ka treguar mbështetje të fortë për Rozanën.
Së fundmi, ajo është parë në shtëpinë e saj, duke forcuar idenë se miqësia mes tyre vazhdon dhe se, edhe pse jashtë lojës, Livia vijon ta përkrahë publikisht Rozin në rrugëtimin e saj brenda BBV.
Burimi i Lajmit
#Livia #shkon #në #shtëpinë #Rozanës #publikon #pamje
#showbiz #bigbrothervip