
Cody Gakpo ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim në fitoren e thellë të Liverpoolit të shtunën mbrëma.
Liverpooli e mposhti në shtëpi Ipswich Townin me rezultatin 4:1.
Ndeshja i takoi javës së 23-të të Premier Leagues.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë kurse një tjetër në pjesën e dytë.
Dominik Szoboszlai në minutën e 11-të shënoi për 1:0.
Në minutën e 35-të, Mohamed Salah me asistimin e Gakpos e shënoi golin e dytë.
Holandezi Gakpo u shënoi dy golat e fundit të Liverpoolit në minutën e 44-t dhe 66-të.
Jacob Greaves e shënoi golin e vetëm për Ipswichin në minutën e 90-të.
Liverpooli është lider me 53 pikë.
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ishte në bankën rezervë te mysafirët.
Liverpooli është lider me 53 pikë.
Ipswich Towni ka 16 pikë dhe po lufton për mbetje në ligë.