LIVE VLLAZNIA-BESA/ Rast i shkëlqyer për kavajasit, Migone nuk iu beson syve (VIDEO)


Vllaznia pret sot Besën në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që do të sigurojë një bilete për çerekfinalet e turneut.

bandicam 2025-01-15 16-59-14-654

Skuadra shkodrane e ka parë shpesh Kupën si prioritet për fitoren e një trofeu, ose edhe si rrugën më të shkurtër për të siguruar Europën. Përballë ka një skuadër të traditës, por me të cilën nuk ndeshet prej 11 vitesh, e cila po synon në këtë edicion që të bëhet përsëri pjesë e elitës, ndaj do të shohë ndeshjen me shkodranët si një test të rëndësishëm të ambicieve të saj.

LIVE

VLLAZNIA 0-0 BESA 

NGJARJET KRYESORE

27′ Faull ndaj Spahiut,  Kahrimanoviç ndëshkohet me karton të verdhë nga Rusta.

24′ Rast i shkëlqyer për Besën, por Migone nuk iu beson syve. (VIDEO)

18′ Dodaj harkon nga këndi, lojtarët e Besës spastrojnë zonën e rrezikut. (VIDEO)

17′ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

15′ Minuta të qeta, të dyja skuadrat po qarkullojnë topin duke u treguar të vëmendshme për të mos gabuar.

4’ Spahiu pason për Grecën, por aksioni ndërpritet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1′ Nis sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Bajrami, Repaj, Gurishta, Sala, Qato, Kahrimanoviç, Çoba, Dodaj, Delaj, Balaj.

Trajner: Tomas Brdariç

BESA: Mehidri; Frashëri, Kapo, Abdulai, Nurja; Migone, Stafa, Oliveira, Mazrekaj; Spahiu, Greca.

Trajner: Emiljano Çela

Gjyqtare: Emanuela Rusta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link