LIVE SKËNDERBEU-TEUTA/ Raste të arta nga vendasit, Rashica dhe Bismark nuk ia dalin të përmbysin rezultatin (VIDEO)


Skënderbeu dhe Teuta do të përballen në orën 16:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

skenderbeu teuta

Korçarëve iu duhet me patjetër fitorja për të dalë nga kriza. Te durrsakët debuton trajneri Bledar Devolli i cili kërkon ta nisë me këmbë të mbarë duke marrë 3 pikë në transfertë.

LIVE

SKËNDERBEU 1-1 TEUTA 

37′(p) Bismark – 9′ Lloci

NGJARJET KRYESORE

64′ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë.

59’ Boçi merr vendin e Krujës, ndërsa Nasr të Peposhit te Teuta.

57’ Ergys Peposhi godet nga jashtë zone, teksa topi përfundon mbi traun e portës së mbrojtur nga Alia. Pranë golit Teuta. (VIDEO)

53′ Rashica shpërdoron rastin e artë për përmbysjen. I vetëm përballë Tafas, nuk godet si duhet. Më pas dhe Bismar humbet një tjetër mundësi goli. (VIDEO)

52′ Skënderbeu nxiton për të nisur aksionet. Mbrojtja durrsake vendoset mirë duke mos lënë hapësira.

46′ Rashica merr vendin e Jurit te Skënderbeu.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1. 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

39’ Alia ndal Peposhin nga Teuta, i cili provoi me goditje diagonale. (VIDEO)

38’ Ka tension mes lojtarëve pasi Bismark ka vendosur baraspeshën. Doda qetëson çdo gjë.

33’-37’ GOOOL! Skënderbeu 1-1 Teuta/ Bismark shënon nga 11-metërshi për të barazuar. Pretendimet për penallti te korçarët nuk merren parasysh fillimisht nga Doda, që vazhdon lojën. Më pas kryesori shikon pamjet me VAR dhe ndryshon vendimin duke e quajtur faull nga Lloci. (VIDEO

30′ Toma nuk shfrytëzon si duhet një top të pasuar nga Peposhi. Ramos tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun. (VIDEO)

29′ Estrela nuk kroson si duhet nga goditja e dënimit. Topi niset nga Tafas në fundore. (VIDEO)

23′ Marcos Ramos merr vendin e Vangjelit, që nuk ia del të vazhdojë.

18′ Zbritje e shpejtë e Skënderbeut. Balaj provon, ndërsa sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

14′ Juri ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Karabecit.

9′ GOOOL! Skënderbeu 0-1 Teuta/ Lloci nuk mund të gabojë me topin e mbetur në zonë, miqtë gjejnë avantazhin. (VIDEO)

8′ Goditja e parë nga këndi i takon Teutës. Bismark largon goditjen e krosuar në tjetër goditje këndi. (VIDEO)

7′ Tafas kontrollon pa problem një goditje qëndrore nga Rabiu. (VIDEO)

4′ Beshiraj afrohet me golin, teksa më pas është anësori që akordon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Vaskuez, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Merlim, Shaqe, Balaj, Estrela, Lukas, Bismark.

Trajner: Ernest Gjoka

TEUTA: Tafas, Jazxhi, Simeu, Kotobelli, Kruja, Karabeci, E. Peposhi, Lloci, Mingo, Toma, Beshiraj.

Trajner: Bledar Devolli

Screenshot 2025-01-25 161124

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link