LIVE PARTIZANI-BYLIS/ Ndodh gjithçka në 6 minuta, pjesa e parë mbyllet me tre gola të shënuar (VIDEO)


Partizani pret Bylisin në orën 17:30. Sfida ka vlerë për javën e 26-të të Superiores.

Screenshot 2025-02-21 164915

Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare. Bylis tregon edhe njëherë besimin te lojtarët e huaj, pasi ka plot 8 të tillë në fushë.

LIVE PARTIZANI-BYLIS 2-1
12′ Taipi, 15′ Sembene /18′ Da Silva

NGJARJET KRYESORE

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Partizanit.

45’ Da Silva nga e majta gjen hapësirë dhe pason në qendër për Berkon, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë në portë. (VIDEO)

41’ Bie ritmi i ndeshjes në këto minuta, me skuadrat të cilat janë më të kujdesshme për të mos lejuar hapësira.

34’ Taipi lëshon një goditje të fortë nga distanca, sfera devijohet dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

33’ Kamara në të djathtën pason në qendër për Berko i cili gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së të kuqve. (VIDEO)

32’ Taipi harkon nga e majta në zonë për Vujnoviç i cili gjuan me kokë, por nuk gjen portën.

30’ Lojë me shumë gabime nga skuadrat në këto minuta, me kontrollin e topit që kalon nga një anë në tjetrën.

25’ Mehmeti në kufijtë e zonës tenton të gjejë portën me një gjuajtje me të jashtmen, por sfera del jashtë. (VIDEO)

23’ Pas një goditje këndi, dalja e portierit të ballshiotëve nuk është e studiuar mirë dhe të kuqtë i afrohen golit të tretë, me shtyllën që shpëton miqtë. (VIDEO)

18’ GOOOL BYLISI! Shkurtojnë shpejt diferencën miqtë me ish-in Da Silva, i cili shfrytëzon pavëmendjen e prapavijës së të kuqve për të gjetur rrjetën me një gjuajtje të rrufeshme. (VIDEO)

15’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje dënimi të Taipit nga e djathta, Sembene me kokë gjen golin për dyfishimin e rezultatit. (VIDEO)

12’ GOOOL PARTIZANI! Pas një aksioni nga e djathta, Bintsuka çon sferën te Taipi i cili i vetëm gjuan dhe gjen avantazhin për të kuqtë. (VIDEO)

8’ Padstrelau nga e majta tenton të hyjë në zonë e pason në qendër, por Ilieski çon sferën në këndore.

7’ Pas një goditje këndi, Sembene gjuan me kokë por nuk gjen portën e ballshiotëve. (VIDEO)

2’ Menjëherë Peralta nga e majta fiton një këndore me një top të harkuar që devijohet jashtë.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave” me shkelmimin nga qendra të Bylisit.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Preka, Janjeva, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Vujnoviç, Bintsuka, Padstrelau

Trajner: Aleksandar Veselinoviç

Bylis: Toni Batista, Bruno, Abazaj, Ilieski, Mahmuti, Kamara, Malomo, Peralta, Përgjoni, Da Silva, Berko.

Trajner: Gentian Mezani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link