LIVE MILAN-INTER/ Zikaltërve u anulohet goli i tretë, Bisek trondit shtyllën e Menja (VIDEO)


Milani dhe Interi përballen sot për herë të 242-t në histori në ndeshje zyrtare, të 182-tën për Serinë A, në një sfidë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat.

bandicam 2025-02-02 18-00-11-606

Interit i duhet fitorja për të kapur ritmin e Napolit të kreut, ndërsa Milani duhet të tregojë në fushë se Konseisao meriton besim pas “spastrimeve” të fundit që ka bërë në skuadër.

Trajneri portugez ka hedhur në fushë nga minuta e parë Uoker në prapavijë, duke vendosur Pavloviç përkrah Tomorit në qendër. Benaser ka marrë vendin e Fofana të skualifikuar, ndërsa Pulisiç e Leao nga krahët do të mbështetin Abraham.

Nga ana tjetër, kthehet Çalhanollu në rreshtim në mesfushë, edhe pse jo në formën më të mirë, duke marrë vendin që ka mbajtur në këto javë Asllani. Pavard ka fituar balotazhin me Bisek në mbrojtje, kurse në sulm rishfaqet dyshja Lautaro-Turam.

LIVE MILAN-INTER 1-0
45′ Reijnders

NGJARJET KRYESORE

67’ Goditje këndi e Interit, Bisek devijon sferën por ajo ndalet nga shtylla e portës së Menja. (VIDEO)

63’ Lautaro Martinez sheh t’i anulohet një tjetër gol, këtë radhë për një faull të Dumfris ndaj Teo Hernandez (VIDEO).

63’ Çalhanollu, Pavard dhe Bastoni lënë fushën e lojës duke i bërë vend Bisek, Zielinski dhe Karlos Augusto te Interi.

61’ Dimarko shfaqet në anën tjetër në zonë, por gjuajtja e tij është e lehtë për Menja.

60’ Drithërima në portën kuqezi pasi topi i harkuar nga Pulisiç në këndore kalon mes shumë lojtarëve që nuk ia dalin ta shtyjnë në rrjetë. (VIDEO)

59’ Hernandez nga e majta hyn në zonë dhe ka hapësirë për të gjuajtur, një devijim i Dumfris sjell këndoren për kuqezinjtë.

56’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, De Vraj gjuan me kokë, por nuk gjen portën falë edhe një devijimi të Tomorit.

54’ Barela depërton mes lojtarëve kuqezinj, por as nuk pason e as nuk gjuan siç duhet në kufijtë e zonës, duke fituar vetëm një këndore.

47’ Lautaro ka topin në zonë e provon të gjejë rrjetën, Menja me vështirësi me këmbë largon rrezikun. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Milani, ku Himenez merr vendin e Benaser.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Milanin.

45’ GOOOL MILANI! Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Leaon i cili nga e majta pason në qendër, Zomer devijon por lë topin te Reijnders i cili tund rrjetën. (VIDEO)

38’ Predhë e Reijnders nga e djathta, Zomer fluturon dhe devijon sferën në këndore. (VIDEO)

33’ Lautaro Martinez tund rrjetën pas një pasimi të Barelës, por edhe këtë radhë anulohet goli pasi mesfushori është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

31’ Krosim në zonë nga e djathta e sulmit zikaltër, Lautaro gjuan në shtyllën e parë por nuk ka këndin e duhur për të rrezikuar Menja.

24’ Protesta të Milanit për një penallti pas një rrëzimi të Leaos në zonë, por aksioni është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

12’ Barela provon nga jashtë zonës, Menja është i vëmendshëm dhe pret topin. (VIDEO)

7’ Dimarko tund rrjetën pas një aksioni të shpejtë zikaltër, por goli anulohet për pozicionin jashtë lojë të Lautaro Martinez. (VIDEO)

5’ Interi provon me një goditje nga këndi, mbrojtja kuqezi largon duke mos lejuar gjuajtje drejt portës.

1’ Nis dueli në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-3-3): Menja; Uoker, Tomori, Pavloviç, Teo Hernandez; Musah, Benaser, Reijnders; Pulisiç, Abraham, Leao.
Trajner: Serxho Konseisao

INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro.
Trajner: Simone Inzagi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link