
Milani dhe Interi përballen sot për herë të 242-t në histori në ndeshje zyrtare, të 182-tën për Serinë A, në një sfidë shumë të rëndësishme për të dy skuadrat.
Interit i duhet fitorja për të kapur ritmin e Napolit të kreut, ndërsa Milani duhet të tregojë në fushë se Konseisao meriton besim pas “spastrimeve” të fundit që ka bërë në skuadër.
Trajneri portugez ka hedhur në fushë nga minuta e parë Uoker në prapavijë, duke vendosur Pavloviç përkrah Tomorit në qendër. Benaser ka marrë vendin e Fofana të skualifikuar, ndërsa Pulisiç e Leao nga krahët do të mbështetin Abraham.
Nga ana tjetër, kthehet Çalhanollu në rreshtim në mesfushë, edhe pse jo në formën më të mirë, duke marrë vendin që ka mbajtur në këto javë Asllani. Pavard ka fituar balotazhin me Bisek në mbrojtje, kurse në sulm rishfaqet dyshja Lautaro-Turam.
LIVE MILAN-INTER 1-0
45′ Reijnders
NGJARJET KRYESORE
46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Milani, ku Himenez merr vendin e Benaser.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Milanin.
45’ GOOOL MILANI! Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Leaon i cili nga e majta pason në qendër, Zomer devijon por lë topin te Reijnders i cili tund rrjetën. (VIDEO)
38’ Predhë e Reijnders nga e djathta, Zomer fluturon dhe devijon sferën në këndore. (VIDEO)
33’ Lautaro Martinez tund rrjetën pas një pasimi të Barelës, por edhe këtë radhë anulohet goli pasi mesfushori është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
31’ Krosim në zonë nga e djathta e sulmit zikaltër, Lautaro gjuan në shtyllën e parë por nuk ka këndin e duhur për të rrezikuar Menja.
24’ Protesta të Milanit për një penallti pas një rrëzimi të Leaos në zonë, por aksioni është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
12’ Barela provon nga jashtë zonës, Menja është i vëmendshëm dhe pret topin. (VIDEO)
7’ Dimarko tund rrjetën pas një aksioni të shpejtë zikaltër, por goli anulohet për pozicionin jashtë lojë të Lautaro Martinez. (VIDEO)
5’ Interi provon me një goditje nga këndi, mbrojtja kuqezi largon duke mos lejuar gjuajtje drejt portës.
1’ Nis dueli në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-3-3): Menja; Uoker, Tomori, Pavloviç, Teo Hernandez; Musah, Benaser, Reijnders; Pulisiç, Abraham, Leao.
Trajner: Serxho Konseisao
INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro.
Trajner: Simone Inzagi
PANORAMASPORT.AL
